Tatuazhi më turpërues në histori

12/01/2015 00:00

Holly Aston është vajza me tatuazhin më turpërues ndoshta në historinë e njerëzimit. Ajo ishte vetëm 17-vjeç kur piu shumë në një festë dhe të nesërmen u zgjua me një penis të vizatuar në shpatull.

“Më kanë pëlqyer gjithmonë tatuazhet dhe kam bërë shumë, edhe pse prindërit nuk kanë qenë asnjëherë dakord. Një ditë, gjatë një feste me miqtë vendosëm t’i bënim tatuazhe njëri-tjetrit kur ishim të dehur. E dija se çfarë po më vizatonin në shpatull, por nuk e kisha problem. Ishte thjesht një shaka për mua. Vetëm kur u zgjova në mëngjes e kuptova se çfarë kisha bërë dhe nuk më vinte më për të qeshur”, tregon Holly, e cila këtë tatuazh ia ka fshehur prindërve për dy vite me radhë.

Vajza nuk e ka hequr ende tatuazhin pasi kjo procedurë kushton shumë: “Dua të shkoj në universitet, por askush nuk do më marrë seriozisht me diçka të tillë në shpatull.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel