Rama: Ne e ndëshkojme korrupsionin

06/01/2015 00:00

“Ja se si çdo qytetar mund të bëjë diferencën”. Kështu e nis reagimin e
tij nëpërmjet një komenti në Facebook Kryeministri Edi Rama për
shqetësimin e një qytetari në Korçë, lidhur me ofertën e bërë prej
truprojës së ministres së Arsimit, për t’i gjetur një punë në arsim
përkundër rryshfetit.

Ministrja i kërkoi menjëherë Gardës së Republikës- shkruan Rama – largimin e truprojes dhe Garda, jo vetëm e tërhoqi atë brenda orës nga shërbimi pranë ministres, po e largoi edhe nga radhët e veta. Duke marrë shkak nga ky episod, Rama thotë se ai shpreh mirënjohjen për qytetarin korçar që ngriti zërin përballë një abuzuesi me funksion publik.

Top Channel