Egjipti kritikon “pasaktësitë historike” të filmit ‘Exodus’

27/12/2014 00:00

Egjipti dhe Maroku kanë ndaluar shfaqjen e filmit hollivudian ‘Exodus: Gods and Kings’ për shkak se e kanë cilësuar me “pasaktësi historike”.

Filmi me aktorin Christian Bale në rolin e Moisiut tregon historinë biblike të largimit të hebrenjve nga Egjipti, por sipas këtyre shteteve, pasaktësitë konsistojnë në faktin se filmi tregon që piramidat i ndërtojnë hebrenjtë dhe se një tërmet bën që të hapet Deti i Kuq.

Në fakt, piramidat mendohet se janë ndërtuar rreth 1000 vite para historisë së eksodit dhe duke u bazuar në Bibël, Deti i Kuq u hap nga një mrekulli e Zotit e kryer përmes Moisiut e në këtë mënyrë hebrenjtë arritën t’i shpëtonin ushtrisë egjiptiane.

‘Exodus: Gods and Kings’, me regji të Ridley Scott, ka kushtuar 140 milionë $ për t’u prodhuar dhe në fundjavën e parë të shfaqjes ka grumbulluar në “box office” rreth 24.5 milionë $.

Top Channel