Gjysmëfinalja e “The Voice 4”

26/12/2014 00:00

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, prezantuesi i “show”-t televiziv muzikor “The Voice of Albania 4”, Ledion Liço, ka nisur të tregojë disa nga misteret që do të shoqërojnë këtë natë të jashtëzakonshme gjysmëfinaleje, por duke e bërë edhe më misterioze ecurinë në vijim.

Dihet që sot do të eliminohen 4 nga 8 gjysmëfinalistët e ardhur deri këtu, të cilët do të votohen nga publiku gjatë gjithë mbrëmjes së këtij eventi.

Ndërkohë, Ledioni mbante në duar një glob me 4 gogla të vogla, të cilat ua drejtoi trajnerëve respektivë të këtij edicioni të katërt, Almës, Elsës, Gencit dhe Sidritit. Goglat në fjalë mbanin letra me numrat 1, 2, 3, 4, të cilat përfunduan në dorën e Sidritit, Elsës, Almës dhe Gencit respektivisht.

Publiku do të mund të votojë në numrat 56666 e 55099, që u lançuan në fillim të mbrëmjes, nga Shqipëria dhe Kosova respektivisht. Por çfarë do të ndodhë me numrat që kanë tashmë në duar trajnerët?

Për këtë, jeni të ftuar të ndiqni mbrëmjen gjigante të kësaj gjysmëfinaleje të “The Voice of Albania 4”, ndryshe nga të tjerat e edicioneve të kaluara.

Top Channel