“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të… Piktori Edmond Gjikopulli ka çelur në Tiranë një ekspozitë të ndarë në dy pjesë: e shkuara dhe e tashmja e aktivitetit të tij artistik, në Galerinë Zeta dhe atë FAB, përkatësisht me titujt: “Kthim në muzeun e idhujve” dhe “Juxtaposition”.
“Ekspozita ndahet në dy pjesë sepse ka të bëjë me dy momente të krijimtarisë. Nëse këtu janë grupuar pjesa e krijimtarisë së fillimeve të mia, në Galerinë FAB kam ekspozuar atë që bëj sot, apo pjesën e pjekurisë profesionale”, deklaron piktori Edmond Gjikopulli.
Në “Kthim në muzeun e idhujve” përfshihen kuadrot e realizuara duke ndjekur gjurmët e emrave të mëdhenj të modernizmit.
“Në vitet e para të ’90-s, ashtu si dhe për shumë piktorë të tjerë, për ne u hapën dritare të reja në artet pamore dhe të gjithë u turrën me një dëshirë të shfrenuar për të imituar dhe për të shkelur në rrugën e mjeshtrave të mëdhenj të modernizmit, gjë që ishte thuajse e pamundur më parë”, u shpreh Edmond Gjikopulli.
Në Galerinë FAB, punimet më të fundit të Gjikopullit, ku përpos pikturave në vaj janë paraqitur edhe foto. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 dhjetor.
Top Channel