Rriten shitjet e biznesit me 8.7%

24/12/2014 00:00

Instituti i Statistikave raportoi se shitjet e faturuara nga bizneset u
rritën me 8.7 për qind në tremujorin e tretë, krahasuar me të njëtën
periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, kjo është rritja më e madhe e shifrës së afarizmit në ekonomi për 5 tremujorët e fundit.

Të dhënat e detajuara, tregojnë se zgjerimi i këtij treguesi është ndikuar kryesisht nga industria dhe ndërtimi, bizneset e të cilave gjatë kanë raportuar në tremuijorin e tretë të vitit shitje respektivisht 11 dhe 13.3 për qind më të larta se vjet. Në sektorin e energjisë elektrike dhe atë të shërbimeve shifra e afarizmit të ndërmarrjeve u rrit me 7.3 dhe 7.2 për qind, ndërsa me rënie 2.3 për qind është aktiviteti i ndërmarrjeve në sektorin e grumbullimit dhe përpunimit të ujit.

Indeksi i shifrës së afarizimit shërben edhe si një sinjal paraprak mbi ecurinë e ekonomisë. Por a tregon rritja me 8.7 për qind e këtij treguesi një gjallërim në aktivitetin ekonomik të vendit, në tremujorin e tretë të viti? Kjo mbetet për t’u parë.

Brenda pak ditësh INSTAT pritet të publikojë shifrën e rritjes ekonomike për këtë tremujor, e cila në gjysmën e parë të vitit ka qenë zhgënjyese vetëm 0.44 për qind, larg objektivit minimal që pret qeveria dhe FMN prej 2 për qind.  

Top Channel