Viti i artë i kajsisë në Lushnje, prodhim i bollshëm në Xibrakë, fermerët : Ka mungesë punëtorësh

13/05/2026 14:43

Pas pesë viteve nga mbjellja, ky është viti i parë që plantacionet me kajsi në Xibrakë të Lushnjës, kanë prodhim të bollshëm. Duke qenë se çmimet këtë vit janë të larta edhe kajsia nuk bën përjashtim.

Çmimi i një kg me kajsi fillimisht u shit 500 lekë, më pas ra në 300 lekë për kg me shumicë. Megjithatë sipas kultivuesve, ky çmim ka justifikuar kostot e tyre të punës. Gjithçka që këta fermerë kanë arritur është falë punës së tyre familjare. Pa subvencione dhe pa ndihmën e shtetit, fermerët e zonës kodrinore të Xibrakës ankohen vetëm për mungesë e krahut të punës. Sot në vjeljen e frutave punon mosha e tretë të cilët paguhen dy mijë lekë për ditë pune.

Megjithatë frutikultura e cila zhvillohet prej 5 dekadash në këtë zonë të Lushnjes, po pëson rënie. Kultivuesit thonë se, mungesa e rrugëve të parcelave, e sistemit vaditës dhe copëzimi i sipërfaqeve bujqësore, nuk japin përparësi për zhvillim.

Prodhimet e kësaj zone shiten jo vetëm në tregjet vendase por edhe eksportohen.

Top Channel