Harry Styles thyen rekordin botëror Guinness, bën serinë më të gjatë të koncerteve në Wembley
Një aktore japoneze, Miyavi, ka zbuluar se regjisorja Angelina Jolie “nuk kishte ngrënë mjaftueshëm” në xhirimet e “Unbroken”, pasi donte të mbështeste aktorët që mbanin dietë.
Aktorja, e cila luan rolin e të burgosurës së pamëshirshme të luftës në filmin brutal, tha për “RadioTimes.com” se aktorëve, që luajnë rolin e të burgosurve, u duhet të humbasin shumë peshë për të reflektuar kushtet e rënda të jetesës në robëri.
Ajo shfaqi mbështetjen e saj për ta, ndërkohë që Myavi thotë për faqen e internetit se “ajo vinte në xhirime çdo ditë, duke u dhënë këshilla aktorëve, e me shumë mundësi nuk hante mjaftueshëm”.
“Ajo ishte aq e dobët, sa që dukej sikur na ishte afruar totalisht roleve tona, ndërkohë që aktorët nuk mundeshin të hanin për shkak se duhej të luanin rolin e të burgosurve në një kamp”.
Filmi i ri i Angelina Jolie, “Unbroken”, ka për aktor kryesor Jack O’Connell, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në “Skins”, portretizim i historisë së jashtëzakonshme të Louis Zamperini.
Top Channel