“Deti” i plehrave nga Velipoja në Kroaci, nis pastrimi i mbetjeve në bregdet pas prurjeve të shumta Në janar do të ketë prani të shtuar të inspektorëve të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror dhe ligji antiduhan pritet të respektohet në mënyrë rigoroze edhe nga ato subjekte që e tolerojnë në orët e natës, por edhe në qytete të tjera.
Ndonëse ligji antiduhan po respektohet dhe në lokale të Tiranës dhe qyteteve të tjera dhe tanimë mund të shijosh një kafe pa praninë e tymit të cigares, ka ende pronarë lokalesh në zona periferike që mendojnë se mund t’u shpëtojnë kontrollove dhe lejojnë duhanin në ambiente të brendshme.
Kreu i Inspektoritatit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda tha se kontrollet do të shtohen dhe askush mos të mendojë se ligji nuk do të vijojë të zbatohet.
“Do të jetë shtrirje e të gjithë Inspektoriatit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Do të ketë struktura më të plotësuara dhe në të njëjtën kohë do të ketë një mbulim të të gjithë territorit. Mbulohet edhe në këto momente, por janë të atashuara si pjesë e Drejtorisë së Shëndetit Publik, në janar do të shkëputen më vete, ashtu sic është në Qarkun e Tiranës”, tha Eltar Deda, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në bashkëpunim me Inspektoriatin e Arsimit kanë qenë në shkollat e mesme të kryeqytetit, jo vetëm për të monitoruar situatën tek nxënësit e shkollave të cilat janë grupmosha më e rrezikuar për të filluar apo vazhduar konsumin e duhanit, por për të monitoruar edhe tregtarët që shesin paketa në zonat përreth shkollave, që është e ndaluar me ligj.
Top Channel