Të pasiguruarit në fshat, 31 Dhjetori afati i fundit për t’u siguruar

13/12/2014 00:00

31 Dhjetori është afati i fundit për të gjithë të pasiguruarit në fshat
që duan të përfitojnë nga lehtësia për të paguajtur kontributet e
prapambetura në skemën shoqërore me tarifat e viteve përkatëse dhe pa
kamatvonesë.

Këtë ka komunikuar në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama që ka caktuar afat edhe për këtë nismë të qeverisë.

“Deri më 31 Dhjetor, të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi kanë mundësinë të sigurojnë vitet e pasiguruara me vlerën e atyre viteve dhe për më tepër, pa paguar kamatvonesë”, shkruan Rama.

Në përpjekje për të futur në skemë të vetëpunësuarit në bujqësi dhe për t’u mundësuar atyre plotësimin e viteve të prapambetura në mënyrë që t’u garantohet një pension, qeveria ndërmori nismën për të lehtësuar pagesat disa javë më parë duke hequr kamatvonesën dhe duke ofruar pagesat me vlerën e atyre viteve.

Top Channel