Çmimi i energjisë, OSHEE: 12 lekë/kw. Qeveria: 9.9 lekë/kw

05/12/2014 00:00

Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë për çmimin e ri të energjisë
brenda muajit dhjetor, ndërkohë që ka dëgjuar propozimet e OSHEE-së,
OST-së dhe KESH-it për ndryshimin e tarifave.

OSHEE propozon njw tarifw prej 12.03 leke/kwh për vitin 2015, duke bërë që çmimi për konsumatorët të rritet me 5 lekë. Sipas tyre, ky është minimumi i rritjes që ata mund të kërkojnë, si dhe insistojne heqjen e të gjitha fashave ekzistuese.

“OSHEE propozon një tarifë mesatare prej 12.03 lekë për leke/kwh, e cila ka një rritje me 22 për qind, në krahasim me tarifën ekzistuese. OSHEE ka kërkuar në aplikimin e vet, heqjen e të gjitha fashave. Ne propozojmë jo vetëm fashën për publikun, e cila është element i mundësisë së madhe të abuzimit, por edhe fasha të tjera janë elementë abuzimi”, thotë Adrian Basha, përfaqësues i OSHEE-së”, thotë përfaqësuesi i OSHEE-së.

“Ne kemi një bërë një përllogaritje, duke kërkuar minimumin, që të dalim në rritje të cilësisë së energjisë elektrike dhe në minimumin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, tha një tjetër përfaqësues i OSHEE-së.

KESH propozon që të rritet çmimi nga 2.2 leke/kwh ne 3.4 leke/kwh për energjinë e shitur tek OSHEE.

“Marrëdhënia mes KESH-it dhe OSHEE-së, marrëdhënie e trashëguar që në momentin kur kompania ishte e privatizuar, ka qenë paksa e ndërlikuar, për arsye të mospagesave në mënyrë të vazhdueshme nga ana e shoqërisë së shpërndarjes. Këtë mungesë likuiditetesh KESH është detyruar ta mbulojë nëpërmjet overdrafteve. Rrjedhimisht edhe kjo tarifë e propozuar nga KESH për furnizimin publik me shumicë, parashikon edhe kostot që lidhen me këto overdrafte”, tha Erideta Basha, përfaqësuese e KESH-it.

Operatori i Sistemit të Transmetimit kerkon qe nga 0.65 leke/kwh me te cilen e transmeton energjine te behet ne 0.75 leke/kwh dhe serish tarifa i faturohet OSHEE-së.

Gjate prezantimit te ketyre propozimeve ishin te pranishem dhe grupe te interesit, perfaqesues te shoqerise civile dhe perfaqesues te sindikatave, te cilet refuzojne rritjen e çmimit te energjisë.

Operatorët argumentuan se rritja e çmimeve eshte e paevitueshme per shkak te borxhit te krijuar dhe overdrafteve me te cilat kane operuar. Ndersa zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja tha se Qeveria kerkon nga ERE qe çmimi i energjise pas ristrukturimit te mos jete me larte se çmimi mesatar me te cilin paguajne energjine sot konsumatoret shqiptare rreth 9.9 leke/kwh. I gjithe sistemi i energjetikes eshte zhytur sot ne nje zinxhir borxhesh, duke e bere qe ai te jete ne prag te kolapsit.

Top Channel