Ja profesionet që kanë të nevojshme psikologun

25/11/2014 00:00

Jeni ndjerë ndonjëherë të mërzitur nga puna juaj? Ka pasur raste, kur gjërat janë mbledhur deri në pikën sa nuk mbanit më? Qetësohuni! Mbase kjo ka të bëjë me profesionin që keni zgjedhur.

Një studim i bërë nga profesori i Psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, Kevin Dutton, liston disa nga profesionet me rrezik më të lartë të paqëndrueshmërisë mendore. Kampionimi i 500 vullnetarëve ka bërë një renditje të 10 profesioneve, që manifestojnë sjellje, ku prezenca e psikologut është e nevojshme.

Por, cilat janë këto profesione?

– Së pari, puna e zyrës. Shumë njerëz e konsiderojnë të mërzitshme, monotone dhe pa asnjë emocion. Ndoshta, për shkak të përsëritjes së të njëjtin ritual çdo ditë, mund të çojë një person drejt çmendurisë.

– Të gatuarit. Sipas studimit, në kuzhinë ka rreziqe jo pak të vogla të shëndetit mendor, ndaj do të ishte mirë të mos bëheshit “shef” apo ta kthenit gatimin në profesionin e jetës.

– Priftërinjtë. As delegatët e Zotit nuk i shpëtojnë listës së profesioneve me rrezik. Të dëgjuarit e të gjithë problemeve të njerëzve gjatë rrëfimit, mund të jetë shkak për çrregullime, edhe pse më të ngadalta.

– Punonjësit e policisë
janë pashmangshmërisht të pa përjashtuar nga rreziku. Kjo, pasi çdo ditë përballen me stresin e përdishëm dhe njerëzit.

– Gazetaria.
Profesioni-mision mund të turbullojë ata që e ushtrojnë. Historitë e njerëzve mund të qëndrojnë brenda teje më shumë se ç’duhet, ndaj mendoheni dy herë përpara se ta zgjidhni.

– Kirurgët.
Ata kanë në dorë çdo ditë jetën tonë. Do ishte absurde të mendoje se kirurgët nuk janë të stresuar.

– Tregtia.
Puna e përditshme me njerëzit dhe shit-blerjet mund të të ezaurojnë psikologjikisht, kështu që mos u kënaqni nga paratë që fitoni, por gjeni paqe me veten.

– Spikerët/et e lajmeve.
Nëse mendoni se të qenit para kamerës është e lehtë, gaboheni. Ata kujdesen për çdo gjë deri në detaj dhe kjo nuk kalon pa stres.

– Avokatët. Mund të jenë të pasur, deri diku, por studimi thotë se ata çohen shumë shpesh natën për zhurmën më të vogël, dhe kjo për shkak të shqetësimeve nga puna.

– Në fund janë administratorët e deleguar, të cilët i nënshtrohen një përgjegjësie dhe presioni shumë të madh nga eprorët e tyre, duke bërë që të jenë shumë të stresuar.

Doni të jeni të qetë? Atëherë mendojeni dy herë përzgjedhjen e punës së ardhshme.

Top Channel