Një takim me “Iron Man”-in e saj
31/10/2014 00:00
Janë të martuar prej 9 vitesh tashmë dhe janë në pritje të fëmijës së dytë, por sërish në ndarjen e çmimeve “Jaguar Britannia” në Los Anxheles të enjten ata dukeshin më të dashuruar se kurrë.
Robert Downey Jr. i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shtatzënë, Susan parakaloi në tapetin e kuq ku për asnjë moment nuk ia ndau duart dhe sytë familjes së tij.
Për pak momente çiftit iu bashkuan edhe aktorë të tjerë të njohur të Hollywood-it si Dustin Hoffman dhe Jamie Fox.
Top Channel