Zyrtare: Eshtrat janë të Isa Boletinit

30/10/2014 00:00

Të afërmit e Isa Boletinit kanë konfirmuar se është verifikuar më në fund se eshtrat e shumëpërfolura i përkasin pikërisht atij.

Lajmi u mësua pas një takimi, që kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pati me familjarët e heroit kombëtar. Ata kanë biseduar për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, të cilat u gjetën në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por, për shkak të vonesave të përgjigjeve të analizave të ADN-së, ceremonia është shtyrë.

Xhavit Boletini, nipi i Isa Boletinit, tha se si familje janë të interesuar që të organizohet një ceremoni shtetërore sa më shpejt që është e mundur për rivarrimin e eshtrave, që janë kthyer para shumë kohësh nga Podgorica.

Top Channel realizoi një dokumentar për Isa Boletin 2 vjet më parë, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ku një pjesë të rëndësishme e zuri vrasja e tij në Podgoricë dhe misteri mbi eshtrat e heroit kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA