Klejdi Llupa ose Claydee Lupa, inxhinieri i tingujve

30/10/2014 00:00

Ai nuk është muzikant që ulet para pianos dhe lexon partiturën. Ai ndjehet i lirë për të krijuar tinguj që i kalojnë 36.000.000 klikimet.

Klejdi Llupa ka shkuar në Greqi me familjen kur ka qenë vetëm 4 vjeç e që në fëmijëri muzika u bë pjesë e tij. Filloi të kërcente e në një moment iu desh të përpunonte bazat e kërcimeve, kështu nisi të merrej e t’i përkushtohej tingullit. Filloi të kompozonte e të kishte bashkëpunime me këngëtarë të njohur në Greqi si Elena Paparizu,  Saki Ruvas e shumë të tjerë.

Ka punuar në MTV në Greqi, është DJ, është këngëtar, është fitues i çmimeve të ndryshme që e kanë bërë edhe më të njohur jo vetëm në Greqi, por edhe në Rusi, Poloni, Serbi, Amerikë e në shumë vende të ndryshme të botës.

Janë të shumtë ata që e njohin si artist, por mendonin se ishte spanjoll apo grek. Pakkujt i shkonte ndërmend se ishte shqiptar, madje herë-herë i është dashur të tregojë dhe pasaportën për t’i bërë njerëzit të besonin një fakt që Klejdi e thotë me zë të lartë: Jam muzikant dhe jam shqiptar!

Top Channel