“Shtrëngimi i duarve, forcë dhe jo dobësi”

19/10/2014 00:00

Ajo që duhej të ishte një ndeshje e thjeshtë futbolli, në fakt qe e mbarsur me ngarkesa politike ndaj dhe nuk është për t’u çuditur aq shumë që përmasat e incidentit në ndeshjen Shqipëri-Serbi i kapërcyen muret e stadiumit.

Nuk është e lehtë të kapërcehet ajo që ndodhi, por në një kohë kur të gjithë presin të shohin se çdo të ndodhë me vizitën e planifikuar të Kryeministrit shqiptar në Beograd, analistja Vilma Filaj-Ballvora përcjell për “DW” bindjen e saj se tani është më e nevojshme se kurrë që Edi Rama dhe Aleksandar Vuëië të shtrëngojnë duart në kryeqytetin serb.

Në konferencën e organizuar në fund të gushtit me lidere të Ballkanit në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi Shqipërinë si një spirancë stabiliteti në rajon e ajo çfarë bën përshtypje në komentet e Filaj-Ballvorës është modeli gjerman i ofruar vendit tonë dhe Serbisë në situatën e ngërçit të krijuar pas ngjarjes në stadiumin “Partizani”.

Shtrëngimi i duarve në Beograd sot në shekullin e 21-të është forcë dhe jo dobësi, thotë ajo. Që kapërcimi i vetvetes është në dobi të qytetërimit këtë e ka dëshmuar më së miri marrëdhënia e shëndoshë që ekziston mes Gjermanisë e Polonisë, si dhe Gjermanisë e Francës, të cilat i kanë kaluar me forcën e arsyes mllefet e historisë si pasojë e përplasjeve shekullore mes tyre për nacionalizma e territore.

Për Shqipërineëdhe Serbinë edhe rruga e udhëtimit të përbashkët drejt familjes europiane është e hapur. Popujt e Ballkanit i karakterizon mikpritja, ndaj incidenti i se martës duhet të shihet si lajthitje e ëastit dhe t’i lihet së shkuarës. Kjo mund të kapërcehet më së miri me arsyen e kthjellët dhe me afrimin e dy kryeministrave. Efekti i kësaj vizite, vazhdon opinionistja, do t’i kalonte edhe kufijtë bilateralë duke shërbyer si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin që ka nevojë të ëlirohet nga hija e së kaluarës.

Në këndvështrimin e saj, do të ishte i mirëpritur një distancim i prerë i Vuçiçit ndaj eksesit të tifozëve të dhunshëm e radikalë, që fyen të ftuarit shqiptarë në stadiumin e Beogradit. Po aq me vend do të ishte edhe një distancim i qartë i kryeministrit shqiptar prej simbolikës provokuese të banderolës së lëshuar me dronin në stadium, e në këtë kontekst pak rëndësi ka se kush e ka iniciuar atë. Kushdo që ta ketë inicuar një banderolë të tillë, tregon se jeton jashtë realitetit dhe se synon vetëm provokim insinuatash, që nuk i shërbejnë askujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA