Lenjani: Të japim 200% ndaj Serbisë
11/10/2014 00:00
Autori i golit ndaj Danimarkës dhe futbollisti më i mirë në fushë për kuqezinjtë, Ermir Lenjani, theksoi pas barazimit 1-1 se një pikë ndaj një kundërshtari të tillë nuk është keq.
“Golin ia dedikoj familjes dhe tifozëve. Kishim shansin për të shkuar në 2-0, por nuk ishte e thënë. Një pikë nuk është keq kundër Danimarkës pasi janë një kundërshtar i fortë”, tha Lenjani për Supersport.
Duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Serbisë, Lenjani theksoi: “Do të japim 200%, do të luftojmë për çdo top dhe duam fitore për të gjithë shqiptarët.”
Top Channel