Liderët ftojnë qytetarët në solidaritet dhe bashkim

04/10/2014 00:00

Liderët e subjekteve politike në Kosovë kanë vizituar të shtunën
Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku kanë uruar gjithë besimtarët e fesë
islame për festën e Kurban Bajramit.

I pari që vizitoi BIK-un ishte,Hajredin Kuqi, në emër të Qeverisë së Kosovës i cili uroi gjithë besimtarët mysliman për Festën e Kurban Bajramit, madje duke thënë se feja nënkupton paqe, solidaritet e mirësi.

Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve mysliman u uroi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ku siç pohoi ai, duhet të jemi sa më afër me njëri-tjetrin.

Për të uruar besimtarët islam në këtë festë i pranishëm në Bashkësinë Islame ishte edhe Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës.Ai ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë ku të gjithë janë të ftuar për flijim dhe sipas tij, flijimi pa fe dhe pa dashuri do të ishte i pamundur.

Top Channel