Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Fundjava është shoqëruar me radhë dhe pritje të gjata në një prej pikave kufitare të vendit. Radhët kilometrike, sikurse herë të tjera në këtë sezon, janë rikthyer në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi emigrantët kanë përfunduar pushimet në atdhe e kanë nisur të largohen drejt vendit fqinj.
Si në çdo verë, kthimi i emigrantëve në shtetin grek shndërrohet në një kalvar të gjatë mundimi për shkak të vonesave që shkaktohen nga pala greke në doganë.
Pas mesditës së të djelës, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pala greke thuajse ka pezulluar punën, duke punuar me ritme tepër të ngadalta dhe duke i lënë emigrantët në radhë. Ajo ka vënë në dispozicion vetëm dy sportele që e kanë pasur të vështirë përballimin e fluksit.
Sërish territori doganor në pjesën neutrale, por edhe në pjesën shqiptare është mbushur me automjete dhe emigrantë që prisnin të kalonin përtej kufirit. Radha e automjeteve ka qenë në dy korsi.
Pala greke, pavarësisht shtimit të fluksit nuk ka marrë asnjë masë për shtimin e sporteleve, duke i lënë emigrantët, mes të cilëve gra dhe fëmijë, në në pritje. Ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion të emigrantëve 5 sportele.
Top Channel