Brazil, kalvari i një hajduti që përpiqet të shpëtojë
07/08/2014 00:00
Një hajduti në Brazil duket se plani nuk i ka shkuar ashtu sikurse e kishte menduar.
Në përpjekje për t’i shpëtuar pronarëve të banesave ai zgjodhi që të largohej nëpërmjet çative të shtëpive.
Duket edhe si një film komik. Sepse videoja tregon pronarët e banesave që janë vënë në ndjekje të hajdutit, por shembja e çatisë bën që ata të përfundojnë të gjithë brenda.
Në fund edhe hajduti ka përfunduar brenda shtëpisë ku ka marrë dëmtime dhe më pas është arrestuar nga policia.
Top Channel