Pas 62 vitesh martesë, çifti ndërron jetë i kapur për dore

05/08/2014 00:00

Një çift i martuar prej 62 vitesh orët e fundit të jetës i ka kaluar të kapur për dore. Një histori dashurie si nëpër filma  e Hollywoodit-it me premtimin do të të dua derisa vdekja të na ndajë. Don Simpson, 90 vjeç dhe bashkëshortja e tij Maxine, 87 vjeç.

Të dy bashkëshortët nga Baketsfield , Kaliforni kanë ndërruar jetë me pak distancë nga njëri-tjetri. Në fillim ka ndërruar jetë bashkëshortja Maxine dhe 4 orë më pas ka ndërruar jetë Don .  Ajo ishte e sëmurë me kancer ndërsa  ai kishte pësuar thyerje pasi ishte rrëzuar.

Të dy kanë kaluar orët e fundit së bashku, në krah të njëri-tjetrit duke u mbajtur dorë për dore.

Këtë histori e ka treguar mbesa e tyre Melissa Sloan , e cila është autore edhe e këtyre fotove, që kanë prekur të gjithë botën. .

FOTO GALERI
2/6

Top Channel