
Një aksident i rëndë ka shkatërruar një familje shqiptare që prej vitesh jetonte në lindje të Londrës.
Familja Isufi e përbërë nga dy bashkëshortët dhe tre fëmijë 15, 14 dhe 9 vjeç ishin duke u kthyer në Shqipëri tek të afërmit e tyre për të kaluar pushimet kur janë përfshirë në një aksident tragjik që i ka marrë jetën babait Erjon Isufi, 37 vjeç dhe 2 fëmijëve, djalit 15-cjeçar Richard dhe vajzës 14-vjeçare Ramela, ndërkohë që ka mbetur e plagosur rëndë nëna Meri dhe djali tjetër, Clive, 9 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 ditë më parë në Dubrovnik të Kroacisë. Familja shqiptare udhëtonte në një automjet tip BMW dhe mendohet se Erjon Isufu ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me bordurën e rrugës është përplasur edhe me një kamion.
Top Channel