Turqi, vajzat sfidojnë zv/kryeministrin, qeshin në “Twitter”

30/07/2014 00:00

Zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinc, thotë se vajzat dhe gratë nuk duhet të qeshin në publik sepse është mëkat. Por, qindra gra në përgjigje të kësaj deklarate kanë postuar në rrjetet sociale fotot e tyre ku duken të buzëqeshura.

Kjo ndodh në Turqi, ku kultura laike përzihet me atë myslimane. E përditshmja turke “Hurriyet” shkruan se zëvendëskryeministri turk Arinc që është krahu i djathtë i Erdoganit tha: “Gruaja duhet të dijë çfarë është mëkat dhe çfarë nuk është. Nuk duhet të qeshësh në publik. Nuk do të jetë tërheqëse për sjelljen e saj dhe duhet të mbrojë nderin”.
 
Fjalët e Arinc kanë krijuar zemëratë tek femrat turke dhe kundërpërgjigjja më e fortë tashmë mund të vijë përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe “Twitter”.

Top Channel