Darka u shërbye! Momenti kur pitoni kapërdin antilopën

24/07/2014 00:00

Një piton gjigant u filmua teksa po i shërbente vetes vaktin e radhës, një antilopë jo fort të rritur.

Pamjet janë filmuar nga aktivisti indian për mbrojtjen e kafshëve, Nitish Bambhaniya në fshatin Billa në shtetin Gujarat.

Fotografi dhe pjesa tjetër e skuadrës së tij për 45 minuta u bënë dëshmitarë të një skene të rrallë. Pitoni, pasi kishte kapur “nilgai-n”, emri lokal për antilopën aziatike, e njohur ndryshe edhe si “lopa blu”, po mundohej ta hante atë.

Por krejt papritur, në momentin kur thuajse kishte mbaruar punë, zvarraniku gjigant vendos ta nxjerrë prap ushqimin e tij dhe të largohet. Ekspertët thonë se me gjasa pitoni është trembur nga banorët lokalë që u grumbulluan për të parë. Në momentin kur ndjehen të kërcënuar ata e lëshojnë prenë e tyre në mënyrë që të mos i ngadalësojë në rast sulmi.

Nëse do të kishte ngrënë këtë antilopë, pitoni në fjalë nuk do të kishte më nevojë për ushqim të paktën për gjashtë javë të tjera.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel