67 vjeçari që shpiku “selfie”-t

16/07/2014 00:00

Nga Donald Regan tek Mike Tyson, nga Clint Eastwood tek Jennifer Aniston. Që prej 33 vjetësh Lester Wisbrod koleksionon vetëshkrepje në shoqërinë e më të famshmve.

Nga aktorët tek këngëtarët, tek yjet e sportit dhe njerëzit më të fuqishëm të planetit.

Albumi i kujtimeve i 67-vjeçarit Lester Wisbrod është i mbushur me “celebrity”. Në të gjitha fotot ai shfaqet me pozën e famshme të kohëve të sotme “selfie”.  

Mes 150 fotografive ndodhen ish-presidenti i SHBA-së, Regan, kampioni i boksit Mike Tyson, aktorët Clint Eastwood dhe Jennifer Aniston, regjisori Steven Spielberg dhe shumë të tjerë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel