Steven Spielberg “vret” një Triceratop

11/07/2014 00:00

Regjisori i famshëm hollivudian, Steven Spielberg është vendosur në qendër të kritikave pas postimit në internet të një fotoje ku ai pozon i lumtur në krah të presë së vrarë prej tij…një dinosaur.

Gjithcka është pjesë e një shakaje 20-vjeçare që jo të gjithë e kanë kuptuar. Fotoja është publikuar me ironi e sarkazëm nga Jay Branscomb me mbishkrimin “Një foto e pështirë nga një gjahtar që pozon i lumtur pranë një Triceratopi që ai sapo e ka vrarë. Ju lutem shpërndajeni këtë foto që bota ta marrë vesh dhe të turpërojë këtë njeri!”.

E menjëherë fotoja është shpërndarë nga mijëra persona në Facebook dhe në rrjetet e tjera sociale. Në shumicën e komenteve që pasuan “dënohej” gjahtari për mizorinë e tij dhe hidheshin edhe ide se si të mbroheshin këto kafshë, ndërsa pak syrësh kanë mundur të dallojnë se personi në foto është Steven Spielberg dhe krijesa “e vrarë” prej tij është një dinosaur i zhdukur 66 milion vite më parë.

Fotoja është pjesë e një shakaje 20-vjeçare të Spielberg. Ajo daton që nga viti 1993 kur xhirohej Jurasic Park. Në atë kohë regjisori i famshëm do të deklaronte: “Pas 20 vitesh do të mendojnë vërtet që e kam vrarë këtë krijesë”. 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel