DJ John Van Ride: Si u kthye në profesion pasioni im

10/07/2014 00:00

John Van Ride është emri me të cilin ai e ka pagëzuar veten! Edhe miqtë e tij i thërrasin kështu!

Emri i artit është shumë i rëndësishëm për një DJ dhe Ridvan Gjonaj djali që u rrit në Greqi krejt rastësisht arriti në këtë emër, që në fakt tingëllon shumë holandez, vendi i DJ-ve më të famshëm e më të paguar në të gjithë botën.

“Duke qendruar në Greqi gjithë këto vite mora emrin Joanis dhe mbiemrin Gjonaj nuk e shqiptonin dot dhe më thërrisnin Xhoni. Kjo ngeli dhe nga emri Joanis që anglisht është John dhe nga emri i prindërve të mi që e kam Ridvan e ktheva mbrapsht dhe u bë Van Ride. U bëra holandez pa dashje”, thotë ai.

“Te luante me disqet” nisi si një punë për të siguaruar të ardhura kur sapo kishte mbushur të 18- tat dhe kishte përfunduar shkollën e muzikës për instrumentin e saksofonit.

“Fillimet e mia të para kanë qenë nga një mik si student. Unë merresha me muzikë dhe nisa ta provoj. Mundësova të kisha edhe një punë dhe më tërhoqi si një hobi”, rrëfen Ridvani.

Edhe pse nisi si dicka e parëndësishme ai filloi ta shijonte gjithmonë e më shumë faktin qe bënte njerëzit të argëtoheshin në Clube. Cdo ditë e më shumë e shihte si punën që donte të bënte përgjithmonë.

“Të arrij sa më lart me produksionet e mia në nivelet e DJ me emër, të përfshihem në festivalet e tyre dhe pse jo të kenë sukses këngët e mia”, deklaron DJ shqiptar.

John Van Ride aktualisht është përkushtuar i gjithi tek muzika dhe ka realizuar bashkëpunimet e para si producent.

Top Channel