Legalizimi i marijuanës në Uashington

08/07/2014 00:00

Mbështetësit e legalizimit të marijuanës në Uashington kanë mbledhur më shumë se dyfishin e firmave të nevojshme për të hedhur në votim këtë nismë.

Adam Eidinger, kreu i nismës për legalizimin e marijuanës, tha se deri tani janë mbledhur 57 mijë firma për ta hedhur në votim këtë çështje më 4 nëntor.

“Legalizimi nuk do të çojë në hapjen e dyqaneve. Kjo nuk do ta ktheje Uashingtonin në një parajsë turistike, por do të jetë vetëm për qytetarët që jetojnë këtu, banorët që paguajnë taksa të jenë të lirë të përdorin marijuanë në shtëpitë e tyre, pa pasur frikën e arrestimit”, i tha gazetarëve Eidinger.

Nëse ky ligj do të miratohet, atëherë personat mbi 21 vjeç do të kenë të drejtë të posedojnë deri në 56 gram marijuanë, gjithashtu mund të rrisin deri në 6 bimë në shtëpitë e tyre. Ky peticion mund të përballet me kundërshtime të forta nga Kongresi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA