Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Të guxosh në art ndonjëherë do të thotë të kalosh përtej limiteve të fantazisë. Ashtu siç bëjnë shumë yje me performancat dhe daljet e tyre në publik, të veshur apo thënë më mirë të zhveshur deri në atë masë sa nuk lënë fare, po fare vend për imagjinatën…
Nëse flasim për yllin e muzikës pop Rihanna, të jemi të sinqertë, ajo shpesh është treguar bujare me trupin e saj, por dalja e këngëtares para disa ditëve në eventin e Fashion Aëards, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo u shfaq me një veshje shumë solemne në pamje të parë dhe rrezatuese, por që në fakt ishte tejet transparente, aq transparente sa ajo ekspozonte edhe modelin e të mbathurave të saj.
Edhe ylli shqiptar me famë ndërkombëtare Rita Ora jo pak herë në këto vitet e fundit gjatë koncerteve të saj dhe daljeve publike ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e të veshurit e cila më së shumti ka anuar drejt lakuriqësisë.
Për yjet e “shoëbiz”-it duket se është kthyer në një modë ekspozimi i tepërt i trupit, jo vetëm kur bëhet fjalë për performanca artistike. Pak ditë më parë, Kim Kardashian bëri bujë në media me disa foto të paparacëve që e tregonin atë nga mesi e lart thuajse të zhveshur.
Për më tepër ajo që mori vëmendje të madhe në komente ishte fakti se ajo qe veshur kështu gjatë një shëtitjeje në rrugë me vajzën e saj.
Mania e eleminimit të rrobave që mbulojnë ose jo aq sa duhet sigurisht që ka pushtuar edhe shumë VIP-a shqiptarë. Nora Istrefi për shembull, jo vetëm që ka guxuar të kopjojë goxha nga stili i veshjeve te tyre, por ka vendosur të shfaqet e zhveshur njësoj si VIP-at e jashtëm.
E ndikimi i shqiptarëve nuk është vetëm nga Hollivudi në skenë, por edhe nga skena në rrugë. Vajzat guxojnë të ekspozojnë shumë nga trupi i tyre dhe për këtë nuk kërkohet të ketë motiv feste apo ngjarje të caktuar sepse rruga tashmë është pasarela më e zakonshme e kësaj shfaqjeje. E ata që e shijojnë më shumë këtë janë djemtë.
“Na pëlqen dhe nuk na pëlqen kjo veshje. Nga njëra anë na pëlqen ajo që shikojmë, por nga ana tjetër nuk i konsiderojmë vajza serioze”, thotë një djalë.
Pantalloni tejet i shkurtër, gati në vijën e veshjeve intime, tashmë është kthyer jo më në modë, por një veshje e zakonshme për vajzat që e zgjedhin ta veshin në çdo orë të ditës, pa kufizim ambientesh. A është kjo e bukura që ato manifestojnë?
Sa estetike dhe norma ka brenda një veshjeje të tillë në rrugë? Përderisa vishen kështu, ekziston gjithmonë një justifikim.
Ja si shprehet një vajzë: “Pantallonat e shkurtra janë normale. Cdo njeri vishet si dëshiron.”
Top Channel