Rrezet e diellit, plazhi, pushimet dhe mundësitë e shumta që na ofron stina e verës për të zgjedhur veshjen e duhur janë kombinimi që na bën të gjithëve ta presim me padurim këtë stinë.

Stilistët sjellin propozime të ndryshme, megjithatë këtë pranverë-verë sjellin larmishmëri ngjyrash e stampimesh, gjë që na bën të dukemi mirë dhe në modë. Ngjyra orkide është konsideruar ngjyra e vitit, por pa lënë pas edhe nuancat e bojëqiellit.

Stampat e shkrimeve në veshje duke cituar shprehje të ndryshme, lulet 3D dhe stampimet e kafshëve janë mbizotëruese. Stampat e luleve vazhdojnë të dominojnë, por nuk janë më në modë lulet e kuqe me gjethe jeshile, por ato të dizenjuara me ngjyra e nuanca të ndryshme.

Pavarësisht të gjithave, bardhë e zija vazhdon të mbetet ende mbizotëruese e përditshmërisë sonë.

Këtë sezon, fustanet e shkurtra ia lënë vendin fustaneve të gjata me shumë ngjyra e të kombinuara me këpucë apo sandale të sheshta, gjë që të bëjnë të ndjehesh shumë komode. Me pak fjalë, moda ka marrë guximin për t’i thënë jo takave të larta.   

Top Channel