Mya mohon të gjitha zërat për një lidhje me Jay Z

04/07/2014 00:00

Këngëtarja Mya i është përgjigjur thashethemeve se Jay Z e ka tradhëtuar Beyoncen me të. Ajo ka shkruar duke thënë: “Kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë”.

Ajo është kryqëzuar nga “populli” i rrjeteve sociale. Mya shkruan: “Janë thashetheme të pastra. Unë i paguaj vetë faturat, kam kompaninë time të menaxhimit dhe respektoj veten dhe institucionin e martesës”.

“Këto janë thashetheme dhe njerëz të mjerë dhe të palumtur fillojnë të gjykojnë dhe të heqin vëmendjen nga jeta dhe problemet e tyre dhe të krijojnë situata të tilla”, thotë Mya.   

Sipas thashethemeve, Jay Z po ndihmonte financiarisht karrierën e këngëtares R&B, Mya. Gjithashtu zërat për një tradhëti u përforcuan më shumë kur gjatë kësaj jave në turin “On the Run” Beyonce ndryshoi tekstin e këngës që kishte të bënte me një histori tradhëtie.
 
Beyonce postoi disa foto të pushimeve me Jay Z dhe vajzën Blue Ivy për të treguar se ata janë të lumtur dhe se marrëdhënia e tyre nuk ka pësuar krisje.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel