Një dasmë turistike. Kjo gjetje mirditore po i bën të suksesshme guidat turistike në qytetin verior. Krushq, nuse në kalë, valle e këngë në oborrin e kullës janë disa nga elementët spektakolarë të një udhëtimi në zonë.

Mirdita ofron shumë. Të gjithë të apasionuarit pas historisë, lashtësisë, rrënojave, mund të zbulojnë një të kaluar të pasur. Turizmi i kullave si banesa tipike të malësive të veriut, është një tjetër element që ngjall krejt tjetër gjendje kur në oborret e tyre kërcejnë gra dhe burra, me veshjet origjinale qindra vjeçare.

Propozimi për martesë në mes të sheshit “Adem Jashari” në Ferizaj gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli nga kampionati botërorë. Kjo është historia e Meriton Bekollit i cili zgjodhi një mënyrë krejt të vecantë për t’i kërkuar të dashurës së tij, Verona Reka që të martoheshin. Çifti tregoi në Pasdite në Top Channel se data 25 qershor do të jetë përherë e veçantë në jetën e tyre.

Një i ri kinez, Peng Chao, në moshën 6-vjeçare ka pësuar një fatkeqësi duke humbur të dyja duart. Por, ai nuk është ndalur dhe ka luftuar për të jetuar jetën sikurse të gjithë njerëzit.  Në moshën 19-vjeçare ai konkurroi dhe arriti të fitojë një vend në universitet duke kaluar me sukses testin e pranimit…duke shkruar me këmbë.

Peng Chao bën gjithçka me këmbë. Ai ka vendosur që mos ta quajë veten ndryshe nga të tjerët, por të barabartë dhe të aftë për të bërë jetën ashtu sikurse të gjithë njerëzit pavarësisht mungesës fizike.  

Granit Xhaka zgjedh Prishtinën për të kaluar pushimet. Futbollisti me origjinë shqiptare i sapokthyer nga kampionati boteror ku luajti për kombëtaren zviceriane thotë se nuk ka arsye përse të zgjedh Ibizën apo Dubain kur ka Prishtinën. Ai thotë se janë lidhjet familjare të cilat e bëjnë të vijë shpesh në Kosovë…edhe për pushime.

Top Channel