Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Të burgosurat kanë vendosur të bëhen modele në një ditë. Kjo ka ndodhur në burgun e grave në Pozzuoli në Napoli, ku rreth 16 prej tyre kanë sfiluar në një pasarelë si modele të vërteta.
Nisma është pjesë e projektit “Është modë” dhe Akademisë së Modës “P&P”. Të burgosurat shoqëroheshin nga tetë modele të Akademisë .“Sfilata ishte një eksperiencë fantastike. Puna jonë ka kaluar në harmoni dhe me një gatishmëri të plotë nga ana e të burgosurave për të marrë mësime ekstra për të patur një performancë të kënaqshme”, thotë drejtoresha e Akademisë së modës “P&P”.
Në burgun e Pozzuoli një eksperiencë e ngjashme është zhvilluar edhe rreth 3 vjet më parë me një sfilatë alta moda të stilistit, Gianni Molaro.
Top Channel