Vogëlushja që përlotet me muzikë
16/06/2014 00:00
Prindërit e një vogëlushje 2-vjeçare vunë re se vajza e tyre ishte shumë emotive ndaj muzikës dhe ndaj në një rast të tillë vendosën ta filmojnë atë duke na sjellë një video fantastike.
Video nis me zërin e nënës së 2-vjeçares që i thotë nëse ka dëshirë që të dëgjojë “Feels Like Home”, një këngë e Chantal Kreviazuk. Vogëlushja i përgjigjet pozitivisht, por menjëherë pasi nisin tingujt e pianos, nis edhe përlotja e saj.
Kur e ëma i thotë të ndalojë, vogëlushja e përlotur i përgjigjet po menjëherë.
Top Channel