Ambra Meda ia del! Vajza 18-vjeçare ka kryer me sukses operacionin, i cili e shëroi atë nga një tumor agresiv në veshka. Gjimnazistja, prej gati një viti, është e shtruar në një spital në Mynih, ku i është nënshtruar kimioterapisë. Ambra nuk u dorëzua kurrë dhe, me mbështetjen e shumë njerëzve që u sensibilizuan për këtë rast, ia doli të fitojë betejën më të rëndësishme të jetës së saj.

Historia e saj është ndër më të komentuarat ditët e fundit. Një vajzë, e cila po shkonte drejt vdekjes si pasojë e anoreksisë, vendos të flasë hapur me prindërit e saj dhe të kërkojë kujdesin e mjekëve, për t’i shpëtuar jetën. Ana tregoi në “Pasdite në Top Channel”, se si po kujdeset tani për shëndetin e saj. Ajo bëri thirrje, që vajzat e reja të ushqehen shëndetshëm e të mos fiksohen pas trupit të modeleve.

***

Një nuse ka vendosur të shkojë në altar për t’u martuar, pa flokët e saj të bukur, pasi u diagnostikua me kancer dhe, kimioteria që ajo ndoqi e la atë pa flokë. Shannon Jones zbuloi se vuante nga një lloj kanceri “Hodgkin” dhe këtë e mori vesh katër muaj para se të martohej me të dashurin e saj Jeff O’Hara. 28-vjeçarja u bind, që nuk do vendoste asnjë paruke apo flokë artificialë, por do shkonte në altarin e shenjtë natyrale. Kjo vajzë guximtare, e mbijetuar nga kanceri, tani po e merr veten dhe flokët e saj, tashmë janë rritur. Ajo thotë se tani ka filluar të ndihet si njeri normal.

***

Ajo njihet si nusja e paralizuar, pasi ngeli në karrige me rrota, kur një shoqe e shtyu në pishinë, gjatë festës së saj të beqarisë. Por, Rachelle Friedman thotë se, edhe pas vështirësive që ka pasur nga kjo ngjarje, ajo e ka falur shoqen e saj dhe nuk e ka fajësuar kurrë për atë fatkeqësi, që i ka shkaktuar pa dashje. Vajza guximtare ka promovuar librin e saj autobiografik “Premtimi”, ku flet për jetën e saj pasi ngeli e paralizuar dhe se sa sfidë e madhe ka qënë për të.

Top Channel