Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
“Nëse je në Katar je njëri prej nesh. Vishu modestisht dhe na ndihmo të ruajmë kulturën dhe vlerat e shoqërisë së Katarit”.
Ky është mesazhi publicitar i shpërndarë nga shteti i vogël arab që ka nisur prej disa muajsh përgatitjet për realizimin e kampionatit botëror të futbollit 2022. Fushata synon ndërgjegjësimin e turistëve mbi rregullat e veshjes, e cila duhet të jetë ‘morale dhe brenda ligjeve të vendit islamik’.
Në pamfletët e shpërndara edhe në internet thuhet: “Vishu modestisht! Mbulohu nga shpatullat e deri poshtë gjunjëve. Të shkurtërat nuk janë pantallona!”.
Njoftimi i referohet kryesisht veshjeve të femrave. Katari, edhe pse është ndër vendet më të pasura në botë, ka një shoqëri të mbyllur dhe rregulla të forta sa i përket veshjes apo sjelljes në publik, shkelja e të cilave dënohet deri në gjashtë muaj burgim.
Top Channel