Florida, 3 fëmijë i zë korenti në pishinë

24/05/2014 00:00

Një grup fëmijësh që notonin në pishinë  kanë rrezikuar jetën për shkak të shkarkimit të rrymës elektrike në ujë. Ngjarja ka ndodhur në Hialeah të Folridës, pas një keqfunksionimi të një pompe, e cila ka provokuar një shkarkim të rrymës elektrike.

Telekamerat e kanë kapur të gjithë momentin e incidentit. Pajisja ka lëshuar rrymë elektrike dhe  fëmijët e kanë patur të pamundur të dalin nga pishina. Gjyshi i njërit prej fëmijëve ka mundur që të evitojë një tragjedi duke i nxjerrë menjëherë nga uji.

Sipas “Daily Mail”, fëmijët kanë qenë të moshës nga 5 deri në 10 vjeç dhe janë dërguar menjëherë në spital ku kanë marrë edhe ndihmë më të specializuar.

Top Channel