Thethi, me bukuritë e rralla dhe një peizazh mahnitës, ka bërë që të dashurohet me të edhe kompania e njohur e prodhimit të makinave, Land Rover. Në spotin promovues për vitin 2014, kjo kompani prezanton një makinë të re, e cila ka vizituar një vend të mrekullueshëm, me njerëz mikpritës e të thjeshtë dhe me një natyrë ëndrrash.

* Dafina Aliu është një 12-vjeçare e jashtëzakonshme. Për shkak të aftësive të saj, ajo ka kaluar nga klasa e dytë në të katërtën. Shqiptarja nga Bujanoci është vlerësuar shumë nga shkolla e saj, për shkak të inteligjencës dhe muzikës, me të cilën merret. Ajo dëshiron që një ditë të këndojë në “The Voice” dhe “Top Fest”, duke përfaqësuar Luginën e Preshevës. Dafina ka marrë pjesë në disa festivale dhe të gjithë e njohin, në këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët. Por, ajo dëshiron që zëri i saj të dëgjohet edhe më larg.

* Andre Gardin është sot njeriu më i famshëm në Suedi. Ai është shpallur hero, për shkak të një veprimi shumë njerëzor. Ai është një shofer autobusi dhe, teksa udhëtonte, ndaloi për të parë një vajzë të vogël, që po qante në rrugë. Kjo foto është publikuar mbi 7 mijë herë në Twitter dhe është shpërndarë më shumë se 50 mijë herë nga njerëzit në Facebook.

* Të pastrojmë Shqipërinë! Nisma e të rinjve vullnetarë për një mjedis të pastër është përqendruar në bregdet. Në pritje të sezonit të ri turistik, kur Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë për t’u vizituar, pastërtia është një element i rëndësishëm.

Top Channel