Arabi, shërbëtores i hidhet ujë i valuar

21/05/2014 00:00

Një shërbëtore filipinase është djegur me ujë të valuar nga nëna e pronarit të saj saudit pasi nuk e kishte bërë shpejt kafen e kërkuar prej saj.

23-vjeçarja nuk u dërgua menjëherë në spital edhe pse djegiet e saj në kurriz dhe këmbë ishin të mëdha, por kur mbërriti atje i tha mjekëve të lajmëronin kushërirën e saj dhe aktualisht shërbyesja është nën kujdesin e Ambasadës së Filipineve në Arabinë Saudite.

E zemëruar nga kjo ngjarje, kushërira ka postuar në Facebook foton e kurrizit të djegur të 23-vjeçares.

Në postimin në rrjetin social lexohet: “Kjo është kushërira ime e cila punon si shërbëtore në Riad të Arabisë Saudite. Punëdhënësja e saj femër i ka hedhur ujë të valuar. Disa ditë më parë është rrahur nga pronari dhe ka pasur raste kur nuk i është dhënë ushqim për ta dënuar.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel