Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Në provincën e Italisë në Viçenza, një murgeshë 97-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Bassano del Grappa dhe në krahë i është shfaqur mbishkrimi “Maria”.
Motrat e saj murgesha që ishin të pranishme në momentet e fundit të jetës së 97-vjeçares dhanë lajmin e çuditshëm për “Il Gazzettino”.
Ndërsa mjekët në spitalin e Bassano del Grappa thanë se bëhej fjalë për një njollë të çuditshme, policia që mbërriti për të parë rastin tha se kjo shenjë nuk është e kohëve të fundit.
Por një murgeshë insiston se “fjalën “Maria” në krahun e murgeshës Giuseppina e kemi parë shumë mirë dhe na ka befasuar. Përpara se ajo të ndërronte jetë ky mbishkrim nuk ishte. Mund të themi që është një mrekulli”.
Top Channel