Kukës, ushtria nis pastrimin e liqenit

16/05/2014 00:00

Forcat e ushtrisë kanë ndërmarë një aksion për pastrimin e liqenit të Fierzës, në kuadër të planit të masave të hartuar nga Prefektura dhe institucionet e tjera, për pastrimin e liqenit nga mbeturinat e depozituara në brigjet e tij.

Më shumë se 30 forca të ushtrisë do pastrojnë bregun e liqenit deri të dielën, ndërkohë që të hënën do hartohet një tjetër plan masash nga i cili do caktohen edhe drejtimet e punës që do kryhet në vijim.

Sipas specialistëve, ky aksion do jetë i vazhdueshëm me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll, duke qenë se rrymat ujore dhe ato të ajrit vijojnë që të sjellin në liqen mbeturina, kryesisht ato të plastikës.

Ky aksion do fokusohet në pikat kyçe, aty ku edhe mbeturinat janë grumbulluar. Derisa pjesa e Kosovës të pastrojë totalisht pjesën e saj, herë pas here do të vijojë pastrimi në sipërfaqen e liqenit që është në Kukës.

Top Channel