Promovimi i Shqipërisë në botë

14/05/2014 00:00

Qeveria miratoi një fond prej 540 mijë euro nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për realizimin e platformës multimediatike “Branding Albania”. Kjo platformë ka për synim promovimin e Shqipërisë në botë.

Për përzgjedhjen e kompanisë, e cila do të paraqesë platformën multimediatike më të mirë për “Branding Albania”, është ngritur edhe një komision, i cili ka për kryetar gazetarin e njohur italian, Bruno Vespa, dhe disa anëtarë nga vende të ndryshme të Europës, përfshi dhe Dubain.

Juria do të bëjë vlerësimin e platformave të paraqitura nga kompanitë, në përputhje me kriteret e përcaktuara, do të shpallë kompaninë fituese dhe do të njoftojë zyrtarisht Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për shpalljen e fituesit.

Top Channel