Edhe pse është 92 vjeç dhe ka kaluar vite të tëra në burg, Gjelosh Biku deri më sot nuk kishte përfituar asnjë qindarkë nga shteti.
Edhe pse është e vështirë të listosh ish-të përndjekurit politikë të cilët kanë vuajtuar dhe kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës së tyre nëpër burgje, të privilegjuar do të jenë të gjithë personat mbi 70 vjeç, që janë gjallë e që deri më sot nuk kanë marrë asnjë këst.
“Nga java që vjen do diskutojmë ligjin që ata që janë mbi 70 vjeç të marrin prioritet përsa kohë janë gjallë dhe të mos presin këstet kur natyra bën të vetën. Duhet që këstet ti bëjmë më të mëdha për ata që janë vuajtës, por janë ende gjallë”, deklaroi ministri Erjon Veliaj.
Ministria e Mirëqënies sot ka shpërndarë këstin e parë për 106 ish-të përndjekur politikë, kostoja financiare e së cilës është… Kreu i kësaj ministrie ka kërkuar që ish-të përndjekurit politikë mos ta politizojnë këtë situatë, pasi është e drejtë që personat që kanë vuajtur persekutimin dhe janë gjallë të kenë mundësi të gëzojnë pak nga sakrifica e tyre.
Top Channel