Rikthimi i mesatares në universitet

13/05/2014 00:00

Cilësia e ulët e nxënësve dhe mungesa e kërkimit shkencor në universitete, i kanë çuar ekspertët e reformës për arsimin e lartë, drejt idesë së rikthimit të mesatares.

Cdo maturant para se të aplikojë për të vijuar studimet e larta, duhet të plotësojë dosjen ku duhet të ketë notat e provimeve të maturës shtetërore dhe mesataren. Nxënësi mund të aplikojë në tre universitete përmes një agjencie.

“Mesatarja e viteve të studimit në shkollën e lartë, plus edhe maturën së bashku formojnë një rezultat mbi bazën e të cilit, ministria apo një agjenci do të përcaktojë pikërisht këtë prag vit pas viti në kuptimin e cilësisë. Nëse studenti e kalon dhe thotë që unë dua të shkoj në mjekësi, atëherë ministria e orienton tek të gjitha institucionet zyrtare të licensuara, të akredituara qoftë publike, qoftë private”, thotë Besnik Aliaj, këshilltar i PD.

Nëse një i ri nuk e arrin pragun e mesatares të vendosur nga universiteti ai mund të vijojë studimet në degë profesionale dy-vjeçare.

“Asnjë nga institucionet e arsimit të lartë nuk abuzon me rezultatet dhe personat që nuk kualifikohen u është dhënë mundësia të punojnë në treg, ose të ndjekin formimet profesionale sekondare.

Besnik Aliaj tha se është shumë e rëndësishme krijimi i bordit akademik, i cili u jep të drejtë profesorëve të brendshëm të vendosin për drejtuesit e tyre.

“Institucionet akademike janë publike, por kanë funksionuar si shtetërore, thuhet që ka demokraci por në fakt janë dominuar nga individë ose grupe të caktuara. Për të shmangur këtë situatë ne kemi dashur të theksojmë më shumë autonominë dhe demokracinë e brendshme, kemi propozuar që të jetë e qartë nga ndërhyrjet të tipit, studentët përfaqësojnë 5-15, stafi i ardhshëm kaq deri më kaq, që janë ato interesat e vogla që luhen në procesin elektoral brenda këtyre institucioneve për zgjedhjen e drejtuesve. Ne kemi rënë dakort, cdo person”, thotë Aliaj.

Reforma e arsimit të lartë është duke u diskutuar në të gjitha universitetet e vendit.

Top Channel