Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar “Koha për kokoshka” është eventi që shndërron në kinema, çdo të enjte, një nga sallat e Fakultetit të Mjekësisë.
I konceptuar si mjedis studentësh, ku shfaqen filma me tematika të ndryshme, ky aktivitet mori jetë në Nëntorin e vitit të kaluar.
Gjithçka është bërë për t’u argëtuar e për të shmanguar, sado pak, ngarkesën që kanë studentët.
Mini-kinemaja e Mjeksisë pësoi një evolucion. Filluan të shfaqen filma me metrazh të shkurtër, me tematika të caktuara mbi fenë, politikën, karrierën, martesën etj. Dhe, pasi filmat kanë mbaruar, kinemaja e studentëve kthehet në një mjedis, ku diskutohet rreth tematikës së filmit.
Kjo praktikë ka rezultuar e suksesshme dhe mbledh çdo javë 50-100 vetë. Ideuesit e këtij eventi, Organizata “Brainstorm”, angazhohen edhe në aktivitete në fusha të ndryshme, si ato shkencore, trajnime, pa harruar fokusin social-kulturor dhe argëtues.
Top Channel