Emërimet, pesë arsimtarë në pranga

13/05/2014 00:00

Pesë funksionarë të institucioneve arsimore në rrethin e Fierit u arrestuan nga policia këtë të martë nën akuzën e korrupsionit.

Të arrestuarit janë katër inspektorë të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit dhe një drejtor shkolle. Ata akuzohen për korrupsion pasiv. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të ndaluarit u kërkonin shuma të konsiderueshme parash aplikantëve për mësues në shkollat e qarkut të Fierit.

Ndalimi i tyre u bë pas një sërë denoncimesh të mbërritura nga qytetarët dhe përgjimit të telefonatave.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për të vazhduar më tej me hetimet.

Top Channel