Matematika, “gjuha” e alienëve

12/05/2014 00:00

Matematika mund të jetë rruga për zbërthimin e komunikimit me alienët.

Duke krijuar algoritme, që analizojnë e bëjnë të kuptohet çdo gjuhë e
botës, doktor John Elliot i Universitetit metropolitan të Leeds-it, në
Britani, mendon se një ditë, ky sistem do të ndihmojë në çkodimin e
mesazheve nga hapësira.

Vet Elliot ka më shumë se dy dekada, që punon për zbërthimin e gjuhëve, e ndan bindjen se po të vendoset një ditë kontakti me jashtëtokësorët, metoda matematikore do të mund të përdoret për thjeshtimin e strukturës linguistike e për të komunikuar kështu edhe me alienët.

Të parën qasje ndaj kësaj çështjeje, ai e pati pas studimit të më shumë se 60 gjuhëve të ndryshme të globit. Nisur nga struktura dhe shpeshtësia e përdorimit të disa fjalëve të caktuara, Elliot arriti të krijojë një seri algoritmesh numerike, të cilat nxjerrin në pah ngjashmëri të mëdha, kur aplikohen në gjuhë të ndryshme.

Nëse një ditë do të mbërrijë ndonjë sinjal nga jashtëtokësorët, siç thotë me siguri do të ndodhë, atëhere thjesht duhet vendosur – sipas tij – në këtë progam për të analizuar strukturën, çka do të ndihmonte në dëshifrimin e mesazhit.

Top Channel