Elbasan, vullnetarët e Korpusit të Paqes

12/05/2014 00:00

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu mori pjesë në ceremoninë e betimit të Korpusit të Paqes e cila u zhvillua në qytetin e Elbasanit.

Duke i uruar vullnetarët për detyrën e tyre, Arvizu tha se misioni i tyre në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke iu referuar vullnetarëve, Arvizu tha: “Ata nuk janë ëndërrimtarë, ata janë njerëz të mençur që i kuptojnë shumë mirë problemet. Ata e kuptojnë që ndryshimi nuk mund të ndodhë brenda natës, por do të jetë një ndryshim afatgjatë.”
 
41 vullnetarë të Korpusit të Paqes bënë sot betimin zyrtar dhe nesër do t’i drejtohen bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Ata do t’i bashkohen pjesës tjetër të vullnetarëve amerikanë që shërbejnë në vend.

Top Channel