Vendimi për tragjedinë e Otrantos

09/05/2014 00:00

Pas tre orësh debat, trupi gjykues i Gjykatës së Kasacionit në Romë vendosi përfundimisht mbi çështjen e tragjedisë në Kanalin e Otrantos, ku më 28 mars të vitit 1997 anija italiane “Sibilla” goditi e shkaktoi mbytjen e anijes shqiptare “Katër i Radës” dhe të 108 personave.

Ka rënë në parashkrim akuza për vrasje e bërë ndaj dy kapitenëve të anijeve, Namik Xhaferri dhe ushtaraku italian Fabrizio Laudadio, për të cilët dënimi është ulur disi: tre vjet e gjashtë muaj për Xhaferrin dhe dy vjet për kapitenin Laudadio, për të cilët mbetet akuza e mbytjes.

Ndërsa avokatët e të afërmve të viktimave shqiptare deklarojnë se kjo sentencë nuk është e kënaqshme. Ata bëjnë të ditur se përsa i përket aspektit civil, çështjen do të vazhdojnë ta ndjekin edhe në seli të tjera.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Pushime Çala, përfaqësuesja kryesore e të afërmve të viktimave, e cila deklaron se e prisnin një padrejtësi të tillë, e disata që kanë pësuar. Ajo bën të ditur se pas përfundimit të çështjes në Itali hapi i ardhshëm do të jetë Gjykata e Strasburgut.

Top Channel