Presidenti Nishani, mesazh urimi Rompuy-t për Ditën e Europës

09/05/2014 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me rastin e Ditës së Europës, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy.

“Simbolika e kësaj dite na bën të gjithëve të risjellim në kujtesë bashkëpunimin dhe paqen, si vlera të ndërtuara gjatë viteve, e tashmë të konsoliduara në Bashkimin Evropian, duke u bërë shembull frymëzues e inkurajues për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e aspiratës së tyre të përbashkët integruese, për të lënë pas të shkuarën konfliktuale dhe ndërtuar të ardhmen evropiane”, lexohet në urimin e zotit Nishani.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të duhura për integrimin e saj në familjen evropiane”.

Top Channel